Tuesday, July 9, 2013
Reperi brazilian vritet në skenë
Një reper brazilian u qëllua për vdekje në skenë, ndërsa ishte duke dhënë një shfaqje përpara 3 mijë fansave të tij të terrorizuar.
Ngjarja ndodhi në një spektakël të mbajtur në Campinas, 70 kilometra në veri të Sao Paulos.
Gjatë shfaqjes, reperi Daniel Pellegrine, me emrin e artit “DC Daleste”, u pa teksa u plandos përtokë pas një krisme.
20-vjeçari u qëllua me një plumb të vetëm në zonën e barkut dhe pavarësisht ndihmës së disa fansave dhe dërgimit të tij të shpejtë në spital, ai ndërroi jetë rrugës.
Plumbi erdhi nga brenda turmës dhe vrasësi përfitoi nga kaosi i krijuar, për t’u larguar. Aktualisht, policia është në kërkim, ndërsa mbi 100 mijë fansa shprehën ngushëllimet e tyre në faqen e “DC Dalestes” në një rrjet shoqëror.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment